25 Dhjetor 2024

Volkswagen përgatit Tiguanin e ri

Frankfurt, 21 maj - Volkswagen Tiguan ka pyshim se ka filluar të shfaqë shenjat e ‘plakjes’, por “Auto Motor und Sport” raporton se ky model do të ridizajnohet deri në fund të kësaj vere.

I planifikuar për të qenë i disponeshëm në treg me tri karroceri të ndryshme, Tiguani standard do të jetë më i gjatë sesa paraardhësi në një madhësi prej 45000 mm.

Por pritet të rifreskohet edhe motori që gjithashtu do të vjen në disa variante siç është ai me 1.4 litra TSI, 1.6 TDI me 110 kuaj fuqi dhe ai me 2.0 litra TDI që gjeneron plotë 184 kuaj fuqi.

Por ne mund të shpresojmë edhe për një Tiguan më të madh që quajtur XL, i cili në total është i gjatë 4990 mm dhe posedon karrige për shtatë pasagjerë.

Edhe pse ka komfor më të mirë sesa Touareg, Tiguan XL do të jetë shumë më i lirë duke filluar me një çmim fillestar prej 30,000 euro.

Por nëse ky lajm nuk ka zgjuar interesimin e adhuruesve të kësaj marke, atëherë Volkswagen raportohet se gjatë vitit të ardhshëm do të lansojë në treg modelet Taigun dhe T-Roc.

Modeli i fundit i cili gjatë këtij viti u prezantua si koncept në panairin e Gjenevës, është i gjatë plotë 4,179 mm i gjerë 1,831 dhe i lartë 1,501 mm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)