Volkswagen përgatit makinën 1-vendëshe
Frankfurt, 26 gusht - Përpjekjet e mëparshme për të prodhuar një makinë me vetëm një vend janë \"përballur\" me tallje të shumta.
Pavarësisht kësaj, Volkswagen po planifikon të zbulojë makinën e tij 1-vendëshe brenda dy javëve.
Volkswagen pretendon se makina nuk do të gjenerojë dioksid karboni si ecën nëpër rrugët e qytetit. Megjiithatë, pranon se makina ka përdorime të kufizuara dhe nuk është e përshtatshme për udhëtime të autostradës.
VW nuk ka treguar se si do të duket makina e ardhshme, sa e shpejtë do të jetë dhe sa do të kushtojë.
Makina në foto është e vitit 2008 (prodhuar nga VW) dhe ka vetëm dy vende. Mendohet se makina e ardhshne do të jetë e ngjashme me të.