Volkswagen paraqet Golf Sportsvan
Frankfurt, 10 shtator - Gjiganti gjerman Volkswagen ka zbuluar detajet teknike dhe fotografitë e para të konceptit Golf Sportvan.
I cilësuar si një mini-kombi, Golf Sportvan i ngjan shumë Golf Plus i cili pritet të lansohet në treg në fund të këtij viti. Koncepti është për 134 mm më i gjatë sesa Golf Plus i kaluar dhe se Golf hatchbacku.
Sa i përket hapësirës në bagazh, kjo veturë ka mjaft luks të futen valixhe të mëdha pasi në dispozicion i ka 498 litra.
Në Volkswagen thonë se koncepti është zhvilluar mjaft sa i përket fuqisë motorike, pasi do të jenë të disponueshëm versionet me 85 dhe 150 KF.
Versioni 1.6 TDI BlueMotion me 110 KF i mundëson Golf Sportsvan të shpenzojë vetëm 3.7 litra në 100 kilometra.