Volkswagen ka prezantuar konceptin Crossover Taigun
Sao Paolo, 2 nëntor - Volkswagen gjatë panairit të makinave në Sao Paolo ka prezantuar konceptin Taigun.
Crossover Tiguan kompakt ka ngjyrën e kaltër ndërsa dallohet për stilin Robust me mbrojtës plastik dhe fellne alumini 17 inç.
Ky model pritet tu bëjë konkurrencë rivalëve si VW Up!, koda Citigo dhe SEAT Mii.
Dizajni i modelit Taigun padyshim se i ngjan modeleve SUV më të mëdhenj nga oferta e Tiguan dhe Touareg.
Para shoferit rregullimi i hapësirës është sikurse te modeli Up!.Treguesi i madh i shpejtësisë, treguesi i vogël i momentit rrotullues dhe treguesi i nivelit të karburantit në rezervuar djathtas, e bëjnë një tërësi interesante.
Interesant janë edhe hapjet e klimatizimit, në të cilët janë të integruar edhe komandat për rregullimin e temperaturës.
Një komoditet në interier, e ofrojnë edhe ulëset, të cilat përveç që janë tejet të rehatshme dhe me dizajn sportiv, edhe ngjyra e tyre interesante, e plotëson interierin tërheqës.
Taigun është i gjatë 3.859 milimetra, i gjerë 1.728 mm dhe i lartë 1.570 mm, ndërsa distanca mes boshteve është 2.470 mm.