25 Dhjetor 2024

Volkswagen e-Up, makinë qyteti

Frankfurt, 25 dhjetor - Me paraqitjen e modelit Up në vitin e kaluar, “Volkswagen-i”, ka realizuar makinën e parë premtuese të qytetit pas një periudhe të gjatë dhe kompania nga Wolfsburg-u, thotë se qëllimi i tyre është që kjo veturë e vogël të bëhet modeli më i shitur në botë.

Në panairin e automjeteve të këtij viti në Frankfurt, u prezantua për publikun edhe versioni i tij elektrik me tiparin dallues: e-Up.

Sikurse te shumica e makinave elektrike, mënyra më e lehtë për të ruajtur kapacitetin e baterisë është frenimi, kurse modeli e-Up, ofron pesë sisteme të ndryshme të frenimit, shumica e të cilave kontrollohen nga kompjuteri.

Pasi që e-Up, siguron marshin me vetëm një shpejtësi, shoferi nuk e ka aftësinë për të frenuar me motor, duke e bërë këtë sistem të frenimit ideal për ata që synojnë që të shpenzojnë më pak energji.

Modeli e-Up lëviz me anë të motorit elektrik që zhvillon 80 KF dhe 156 Nm momente rrotulluese, ndërsa tërheqja transferohet në rrotat e para me anë të një marshi automatik të sipërpërmendur me një shpejtësi.

Kjo makinë e vogël nuk mund të mburret me performancat dhe përshpejtimin deri në 100 km/h, e cila merr kohën prej rreth 13 sekonda, por me një mbushje të vetme të baterisë, është në gjendje të kalojë 130 kilometra. Në sajë të peshës së tij të ulët, e cila arrin në 1.085 kg, e-Up siguron një shpejtësi solide maksimale prej 135 km/h.

Në qoftë se shoferi nuk është i kënaqur me shpenzimin e energjisë, ai mund të rregullojë sistemin Eco, i cili shuan klimën dhe “vret” fuqinë deri në atë masë sa që do të mendoni se jeni duke ngarë një makinë me më pak se dhjetë kuaj-fuqi, por do të shtoni rreth 15 kilometra ekstra nga një ngarkim i baterisë.

Disa karakteristika të dizajnit janë identik me modelet që posedojnë motorët me benzinë, dhe e njëjta gjë mund të konkludohet në lidhje enterierin. Mënyra e vetme që të vini re ndryshimin midis dy modeleve, është projektimi i fellneve dhe tipari dallues “E” në pjesën e pasme të automjetit. Modeli e-Up mund të porositet me një çmim prej 27.000 euro për tregun evropian dhe 34.500 dollarë për në Amerikën e Veriut.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)