Volkswagen do të tërheqë mbi 500 mijë makina
Frankfurt, 19 shtator -Volkswagen do të tërheqë 500.000 makina nga tregu në Amerikë për shkak të një mekanizmi që fsheh nivelin e ndotjes.
Pajisja në fjalë i lejon automjetet të kalojnë me sukses testimin, pavarësisht emetimeve 40 herë më të larta se standardi.
Agjencia amerikane e Mbrojtjes së Mjedisit EPA ka marrë prej disa kohësh një qëndrim më agresiv ndaj ndotjes së shkaktuar nga automjetet.
Tërheqja e gjysmë milion makinave mund ti kushtojë gjigandit të prodhimit deri në 18 miliardë dollarë.