Volkswagen bënë publik Polon e re
Bon, 20 shkurt - Automjetin të cilin e kemi pritur padurim që prej debutimit të gjeneratës së fundit të Polos më në fund e ka treguar fytyrën e vet. Polo GTI do ta ketë premierën e vet zyrtare në panairin e automjeteve në Gjenevë në fillim të muajit mars.
Sikur edhe modeli i tij i ngjashëm nga Seat, Polo GTI do të ketë motor 1.4 litërsh TSI me 180 kuaj fuqi dhe 250 Nm, i çiftëzuar me marshin automatik me lidhje të dyfishtë dhe tërheqje në boshtin e përparmë.
Polo me peshë prej 1.184 kilogramë arrin shpejtësinë prej 100 kilometra në orë për 6.9 sekonda, arrin shpejtësinë maksimale prej 228 km/h, e sipas të dhënave të VW-së, ai shpenzon mesatarisht gjashtë litra karburant në njëqind kilometra të kombinuara.
Për transmetim të sigurt të fuqisë përkujdeset versioni elektronik i diferencialit të Volkswagenit me rrëshqitje të përcaktuar XDS.
Fillimi i prodhimit të këtij versioni të Polos pritet të bëhet me mbylljen e panairit të Gjenevës.