22 Dhjetor 2024

Volkswagen Aqua, makina e së ardhmes

Frankfurt, 14 qershor - Një shpikës ka krijuar një dezajn të ri për një makinë që do të ecë në rrugë, rërë, akull, madje edhe në ujë.

Automjeti i të gjitha terreneve, i cili ka një shpejtësi maksimale prej 62 mph (milje për orë), punon si një mjet lundrues, dhe mund të lëvizë me qetësi midis sipërfaqeve të ndryshme.

Dizajnuesja Zhang Yuhan, 21 vjeçare, krijoi makinën e mahnitshme - të quajtur Volkswagen Aqua- për një konkurs të organizuar nga prodhuesi gjerman.

Makina e lëmuar, e cila ka një dizajn të ngjashëm me atë të makinave sportive, përfshin katër ventilatorë me fuqi të madhe dhe airbage të integruara që fryhen për ta ngritur nga toka.

Një xham i madh shtrihet mbi vendet e para për të dhënë një pamje panoramike të peisazhit përpara.

Bazuar në teknologjinë që është e disponueshme për momentin, Aqua përdor hidrogjen për të fuqizuar dy motorët e saj - me zero emetim të karbonit.

Njëri motor e bën makinën të qëndojë pezull ndërsa tjetri përdoret për ta shtyrë makinën përpara dhe kontrollimin e saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)