Viti i artë për industrinë e gazit
Moskë, 14 korrik - Viti i artë për industrinë e gazit - ndërsa të tillë ekspertët e Agjencisë Energjetike Ndërkombëtare quajnë 2035 - mund edhe të mos vijë.
Për këtë flasin skenarët e kohëve të fundit, shpesh herë janë fort kontradiktorë me njëri-tjetrin, të zhvillimit të energjetikës botërore të përgatitur nga studiuesit evropianë.
Sipas një prej parashikimeve të kohëve të fundit të Agjencisë Energjetike Ndërkombëtare, aty nga viti 2035 vëllimi i përdorimit të gazit natyror në botë do të rritet me 50%.
Si arsye të rritjes së kërkesës për gaz janë përcaktuar nevojat në rritje për lëndë të kaltër djegëse të ekonomive në zhvillim të Indisë, Kinës, vendeve të Lindjes së Afërt, Lindjes së Mesme dhe refuzimi gradual nga Evropa i përdorimit të energjisë bërthamore.
Për një vizion krejtësisht tjetër përkatësisht perspektivave kanë ekspertët e Bashkimit Evropian. Sipas mendimit të tyre, vëllimet e konsumit të gazit natyror në Evropë po reduktohen.
Në skenarët e fundit ata argumentojnë dëmin ekologjik të industrisë së naftës dhe gazit dhe bëjnë thirrje për kalimin tek burimet e ripërtëritshme të energjisë. Synimi i Evropës për minimizimin e konsumit të naftës dhe gazit diktohet në një masë të madhe nga dëshira për të reduktuar varësinë energjetike nga vendet eksportuese të lëndëve hidrokarbure, dhe, mbi të gjitha, nga Rusia.
Në kuadër të dialogut energjetik me partnerët evropianë specialistët rusë diskutuan rreth 80 skenarë. Pjesëmarrësi i diskutimeve në fjalë, Presidenti i Fondit Instituti i Energjetikës dhe Financave Vladimir Feigin tha, se Bashkimi Evropian lobon hapur fare interesat e vendeve-importuese në dëm të shteteve eksportuese. - Ne po diskutojmë parashikimet. Por ato janë të ndërlidhura kaq ngushtë me investimet e mëdha, vendimet politike dhe ekonomike, sigurinë energjetike, saqë fjalët e sipërpërmendura duken plotësisht me vend, dhe ne na është krijuar përshtypja se këtë askush nuk përpiqet ta fshehë më, - tha Vladimir Feigin.
Planet ambicioze të BE për reduktimin e ndotjes së atmosferës tashmë janë të njohura. Aty nga viti 2050 emetimet e gazeve me efekt serre do të reduktohen në minimum: 80-95%. Në thelb kjo do të thotë ulje e ndjeshme e vëllimeve të konsumit të naftës dhe gazit, ndërsa si rrjedhojë dhe heqje dorë nga energjetika bashkëkohore.
\"Të gjitha këto po ndodhin në një kohë kur vetëm Danimarka ka arritur suksese reale në shfrytëzimin e burimeve alternative, kurse vendet e tjera nuk janë të gatshme të heqin dorë nga përdorimi i naftës dhe gazit. Prandaj, thotë Feigin, tashmë që pas disa vitesh do të bëhet e qartë se planet e BE nuk janë gjë tjetër veçse utopi.
Instituti i Studimeve Energjetike i Akademisë së Shkencave të Rusisë përgatiti parashikimin e vet të perspektivave të energjetikës botërore për periudhën deri në vitin 2030.
Sipas këtij studimi, pjesa e shfrytëzimit të gazit, si të paktën, për 20 vitet e afërta nuk do të minimizohet, ndërsa si maksimum do të rritet nga 2%.
Refuzimi i pjesshëm, sipas parashikimeve të specialistëve rusë, do të ndodhë vetëm në lidhje me dy artikuj. Këto janë nafta dhe energjia bërthamore.