Versioni më i ri i Ferrari 458 Speciale
Paris, 22 shtator - Ferrari pritet të prezantojë versionin më të ri të modelit 458 Speciale në panairin e veturave Paris Auto Show 2014 që do të mbahet muajin e ardhshëm.
Fotografitë e modelit janë shfaqur në faqen 4WheelsNews që ka bërë të ditur se koncepti do të quhet Ferrari 458 VS Spider. Vetura ka një trup të ngjashëm me 458 Spiderin origjinal, por ndryshime të mëdha pritet të ketë në mbrojtësen e përparme, sistemin aerodinamik dhe në rrota.
Modeli gjithashtu raportohet se do të ketë një dizajn më të mirë të vijave, ulëse të reja dhe fibra të sofistikuara nga karboni. Ferrari pritet të prodhojë vetëm 458 shembuj të kësaj veture.
Pasi modeli do të jetë i frymëzuar nga 458 Speciale atëherë pritet që edhe motorin ta kenë të njëjtë. 597 kuaj fuqi i ofron motori 4.5-litra V8.