22 Dhjetor 2024

Version i ri i modelit Audi A7 Sportback

Frankfurt, 9 nëntor - Versionin e ri të modelit Audi A7 Sportback, kompania prodhuese e quan “coupe me pesë dyer”.

Përfaqësuesi luksoz i klasit të lartë duket se ka qëllim tërheqjen e blerësve të modelit Mercedes CLS, gjenerata e dytë e të cilit së shpejti do të prezantohet.

Audi A7 Sportback është për disa centimetra më pak se pesë metra, ndërsa në Audi pohojnë se ai ofron më shumë hapësirë për vozitësit dhe katër udhëtarë, si dhe për tërë bagazhin e tyre. Linjat e jashtme janë vërtetë impresive.

Ndryshime te shumta janë bërë në linjën e kulmit dhe në pjesën specifike të prapme nga e ka marrë edhe emërtimin Sportback, pjesë e cila këtë model e bënë të dallueshëm nga të gjithë të tjerët të kësaj marke gjermane.

Karroceria në pjesën më të madhe është bërë nga alumini, ndërsa pjesa tjetër nga çeliku ultra i fortë. Brendia është edhe më atraktive se sa pjesa e jashtme, dhe bazuar nga fotografitë, duket si njëra nga më të mirat të Audi-së.

Vëmendja e madhe i është përkushtuar detajeve. Materiali i shtrenjtë e bënë kabinën e modelit Audi A7 Sportback njërën nga më të dëshiruarat për udhëtime të gjata, dhe në favor të kësaj shkon edhe hapësira e mjaftueshme për udhëtarë, si dhe bagazhi prej 535 litra, ndërsa me ulëset e palosura rritet në 1.390 litra.

Se sa janë serioze ambiciet e Audi-së tregon fakti, se tri nga katër versionet serike e kanë tërheqjen më të re Quattro, ndërrues automatik, dritat LED, si dhe bagazhin me lëvizjen elektrike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)