Vendim për taksat administrative për lëshimin e lejes së ndërtimit
Prishtinë, 20 nëntor - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi nënshkroi Udhëzimin Administrativ mbi taksat administrative për lëshimin e lejes së ndërtimit dhe tarifat për rregullimin e infrastrukturës.
Ky Udhëzim do të jetë baza që do të sigurojë një metodë të unifikuar të caktimit dhe vlerësimit të taksave për lëshimin e lejes së ndërtimit si dhe tarifave për rregullimin e infrastrukturës dhe është hartuar që të sigurojë se taksat dhe tarifat janë të njohura, transparente, të parashikueshme dhe në përputhje me Ligjin për Ndërtimin.
Taksat për lëshimin e lejes së ndërtimit janë të përcaktuara sipas parimit të mbulimit të shpenzimeve, që do të thotë se ato nuk mund të tejkalojnë shpenzimet e organit kompetent për përgaditjen e dokumenteve të planifikimit hapësinor. Dokumentacioni përfshinë lëshimin e lejes së ndërtimit, ofrimin e inspektimeve të ndërtimit dhe lëshimin e certifikatës së përdorimit, duke përfshirë shpenzimet e punës, materialet, udhëtmin dhe përdorimin e pajisjeve.
Gjithashtu, tarifat për rregullimin e infrastrukturës përcaktohen sipas asaj mënyre që do tu lejojë komunave të kompenzojnë shpenzimet e ndërtimit, përmirësimit, zgjerimit ose riparimit të infrastrukturës komunale. Këto tarifa infrastrukturore mund të përdoren për të llogaritur barrën e shtuar të shërbimeve komunale të shkatuara nga ritja e popullsisë.
Bazuar në këtë UA, Komunat e Kosovës mund të vendosin të vlerësojnë tarifat rregullative për njësitë e reja banuese dhe të kalkulojë duke u bazuar në shumën e buxhetit komunal për vitin aktual të kategorive buxhetore siç janë shërbimet publike, mbrojtje dhe shëptim, kulturë, rini dhe sport, shëndetësi, mirëqenie sociale dhe arsim.
Taksat e ndërtimit përcaktohen duke shumëzua tarifën e publikuar të ndërtimit për metër katror me numrin e metrave katrorë të ndërtimit të punës ndërtimore. Ndërsa për punët ndërtimore që nuk maten me metër katrorë ose që kanë karakter unik, taksa përcaktohet duke shumëzuar vlerën e punës ndërtimore me tarifën e përqindjes së vlerës së investimit.