Vendet e OPEC nuk bien dakord mbi kuotat e prodhimit të naftës
Vjenë, 3 qershor - Vendet anëtare të Organizatës së Vendeve të Eksportit të Naftës (OPEC) nuk ranë dakord mbi kuotat e prodhimit të naftës bruto, në takimin e 169 për vëllimin e prodhimit të naftës bruto, që u zhvillua në Vjenë.
Kjo është hera e dytë pas dimrit të kaluar, që kjo organizatë nuk arrin të përcaktojë kuotat përkatëse.
Aktualisht, vëllimi i prodhimit ditor i naftës nga OPEC-u ka ruajtur kuotën prej 32 milionë fuçi, ndërsa kuotat e përcaktuara janë 30 milionë fuçi në ditë.
Qëllimi i mbledhjes së fundit të OPEC-ut ishte përcaktimi i një tavani të ri të prodhimit, në përputhje me situatën aktuale, por për shkak të divergjencave të vendeve antëare, nuk u arrit.
Para mbledhjes, përfaqësuesi i Iranit u tha mediave se shpreson në kthimin e kuotave të prodhimit të natës nga OPEC-u në nivelin para sanksioneve perëndimore.
Sipas analistëve strategjia tregtare e OPEC-ut me çmim të ulët ka ndikuar dukshëm në prodhimin e naftës rreshpore në Amerikën Veriore, duke shënuar rënie të vazhdueshme.
Mbledhja e rradhës e OPEC-u t do të mbahet më 30 nëntor në Vjenë.