Vazhdon derdhja e naftës në Gjirin e Meksikës
Meksiko Siti, 7 maj - Një anije me një kupolë masive, e cila do të shërbejë si kapak për pusin e çarë të naftës në Gjirin e Meksikës, mbërriti sot në vendin e ngjarjes, me shpresën se do të ndihmojë për të ndalur rrjedhjen masive.
Një zëdhënës i Rojes Bregdetare i tha Zërit të Amerikës se kapaku arriti sot. Ai tha se kompania British Petrolium shpreson të fillojë ta vendosë kapakun gjatë 48 orëve të ardhshme.
Plani është vendosja e strukturës 98-tonëshe mbi pusin, më tepër se 1 mijë e 500 metra nën sipërfaqe dhe drejtimi i rrjedhjes së naftës për tek një anije në sipërfaqe.
British Petrolium shpreson që kupola të fillojë ta ndryshojë rrjedhjen e naftës deri të hënën, por kompania thotë se nuk mund të garantojë suksesin e përpjekjeve të jashtëzakonshme.