22 Dhjetor 2024

Unicom Kina synon Kosovën për prodhimin e Celularëve

Washington, 12 qershor - Unicom nga kina ka marrë të drejtat që personalisht të zgjedh sistemin operues të telefonave mobil.

Duke marrë këto të drejta, Unicom mendon të mbuloj një pjesë të madhe të kontinenteve me produktet e saja.

Për të vazhduar këtë, Unicom China ka shpjeguar se do të mbështet produktet telefonike në Kosovë.

Duke dhënë vlerë të madhe Personelit dhe nevojës për punë, Kosova është një ndër vendet më strategjike e cila do të zgjidhej për prodhimin e këtyre Telefonave Mobile.

Duke u bazuar se produktet të cilat do të prodhoheshin në Kosovë, jo vetëm që do rrisnin Ekonominë e këtij shteti të ri, por kjo do ishte konkurrente në tërë Evropën.

Duke u bazuar në cilësinë e I-Phone, Unicom do të ishte në gjendje që të prodhoj po të njëjtin produkt i cili do kushtonte vetëm 10% nga shuma e një telefoni I-Phone.

Cilësia e këtij produkti do të ishte standarde me produktet e kompanive tjera të njohura në botë, ndërsa si sistem do të zgjidhej  sistemi “Android”. Kvshtu që një Telefon i prodhuar në Kosovë do mbante emrin U-Phone i cili prodhohet nën licencën e kompanisë Huawei.

Menaxheri gjeneral i kompanisë UNICOM Zhang Zhijang ka shpjeguar se një mundësi tëjetë  e madhe do të ishte edhe marrja e tërë sistemit telefonik të Kosovës, ku konkurrenca nuk do të kishte shanse të përballoj produktet, qoftë ato materiale apo ato virtuale./comeze.net

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)