Ulet prodhimi i naftës nga OPEC-u
Vjenë, 11 dhjetor - OPEC-u ka ulur nivelin e tij të prodhimit për të arritur kuotën e parashikuar për vitin 2014.
Organizata e vendeve eksportuese të naftës, në raportin e fundit të saj ka bërë parashikimet optimiste mbi ekonomin ë e botës përgjatë vitit 2014 dhe ka vënë në dukje se kjo ekonomi ka nevojë për 29 milion e 570 fuçi në naftë në ditë.
OPEC përgjatë muajit nëntor, prodhimin e tij e ka ulur deri në kuotën e 29.63 milion fuçi naftë në ditë.
Nëse OPEC-u do të vazhdojë prodhimin e naftës në këtë kuotë, atëherë do të hiqet teprica e prodhimit të arit të zi përgjatë vitit 2014.
Aktualisht është ulur teprica e nxjerrë në treg në krahasim me periudhën kur OPEC-u prodhonte më shumë se 30 milion fuçi naftë në ditë.