Ukraina, Sllovakia dhe BE-ja diskutojnë për gazin
Kiev, 26 prill - Ukraina, Sllovakia dhe përfaqësues të BE-së pritet të zhvillojnë sot bisedime në Kiev për marrëveshjen e gazit.
Kievi po bën përpjekje për sigurimin e dërgesave të gazit nga BE-ja, një përpjekje kjo për të ulur varësinë e tij nga gazi rus.
Ministrat e Ukrainës dhe të Sllovakisë u takuan të enjten në Bratislavë me Komisionerin e BE-së për Energji.
Zyrtarët thanë se Ukraina mund të nënshkruajë një marrëveshje të hënën, duke lejuar dërgimin e deri në 10 miliardë metra kub gaz në vit nga Sllovakia.