Ukraina refuzoi të paguaj faturën 7 miliardë dollarë Gazpromit
Kiev, 28 janar - Ukraina refuzoi të paguante faturën prej shtatë miliardë dollarë që i dërgoi gjiganti publik rus ''Gazprom'' për gazin që ajo nuk e ka blerë, theksoi sot një zyrtar i lartë ukrainas.
"Nuk do të paguajmë", deklaroi një zyrtar i lartë duke refuzuar çdo koment.
''Gazprom''-i e kërkon këtë shumë për një sasi gazi rus që nuk është mundur të blihet vitin e kaluar, konform kontratave të arritura mes dy palëve.
Një burim i afërt në shoqërinë publike ukrainase ''Naftogaz'' kishte konfirmuar të shtunën marrjen e faturës duke nënvizuar se Ukraina kishte zgjidhur me Rusinë në afatin e duhur të gjitha faturat e gazit të importuar në 2012-n.
Kievi ka importuar në vitin 2012 rreth 32,9 milliardë metra kub gaz rus, 24,9 miliardë metra kub janë blerë nga Naftogaz dhe tetë miliardë nga grupi privat Ostchem Holding.
Por kontrata e arritur në vitin 2009 mes Kievit dhe Moskës parashikon në teori livrimin e 52 miliardë metrave kub gaz.