Ukraina ndërpreu blerjen e gazit nga Rusia
Moskë, 12 nëntor - "Naftogaz i Ukrainës" ndërpreu blerjen e gazit nga kompania ruse "Gazprom".
Për këtë njofton Agjencia "Interfax" me referim tek "CDU TEK" (Departamenti qendror i kontrollit të kompleksit energjetik dhe të lëndës djegëse).
Sipas infromacionit të "CDU TEK", në tetor kompania shtetërore ukrainase ka marrë 3.2 miliardë metra kub gaz rus, ose mesatarisht 104 milionë metra kub në ditë.
Më 6-7 nëntor blerjet e gazit u reduktuan deri në 9 milionë metra kub në ditë, ndërkohë që nga 8 nëntori blerjet u ndërprenë komplet.
Në "Gazprom" dhe "Naftogaz" ende nuk e kanë komentuar njoftimin e Agjencisë informative "Interfax".