Ujësjellësi "Prishtina" për një muaj shkyç 100 konsumator borxhlinj
Prishtinë, 23 shkurt - Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" ka bërë të ditur se sërish të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, se nga 25 janari 2018, ka filluar me masa ndëshkuese për të gjithë borxhlinjtë e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.
Si masë e parë ndëshkuese sipas KUR Prishitna, është shkyçja nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit, pasuar nga ndëshkime të tjera.
Me shkyçje po përballet secili konsumatorë që ka, dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.
Brenda një muaji, janë realizuar mbi 100 shkyçje nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit, janë vizituar mbi 1300 konsumatorë borxhlinj dhe janë dërguar te përmbaruesit privat rreth 400 lëndë të konsumatorëve që nuk janë të rregullt ndaj shërbimeve të ujësjellësit.
Për këtë aksion, KRU ”Prishtina” sh.a. ka angazhuar 50 ekipe të shkyçjes.
Në shkyçje janë të përfshira tetë komunat në të cilat operon KRU ” Prishtina” sh.a.si : Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Podujeva, Shtimja, Drenasi, Lipjani dhe Graçanica, me fshatra përreth.
Aksioni do të vazhdojë deri në fund të vitit 2018. Borxhi total i konsumatorëve ndaj KRU”Prishtina” sh.a. është rreth 50 milion euro.