Ujësjellësi "Prishtina" në aksionin e shkyçjes në fshatin Bardhosh dhe Bërnicë
Rreth 644 konsumatorë të fshatit Bardhosh u kanë borxh KRU ”Prishtina” sh.a. 173 mijë euro, 314 konsumatorë të fshatit Bërnicë e epërme kanë borxh 69 mijë euro dhe 206 konsumatorë të fshatit Bërnicë e ulët kanë borxh 40 mijë euro.
Me shkyçje do të përballet secili konsumatorë që ka dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.
Për këtë aksion, në zonën e lartëpërmendur janë të angazhuar 4 ekipe të shkyçjes përfshirë edhe inspektorë.
Ata të cilët kanë borxhe ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit do të shkyçen gjatë ditës së sotme, pas shumë vërejtjeve e njoftimeve që u janë bërë më parë.
Aksioni i tillë do të vazhdojë deri në fund të vitit 2018.
Falenderojmë të gjithë konsumatorët që po i kryejnë rregullisht obligimet e tyre financiare ndaj KRU ”Prishtina” sh.a.