Ujësjellësi 'Prishtina' dezinfekton fabrikat e ujit dhe stacionet e pompimit
Prishtinë,13 mars - Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' (KRUP) ka bërë të ditur se po vazhdojnë të zbatohen masat për parandalimin e përhapjes së Koronavirusit, në përpikëri, bazuar në Vendimin e Qeverisë së Republikës.
KRUP ka njofutar se po dezinfektohen objektet administrative, fabrikat e ujit, stacionet e pompimit, etj.
"Tash për tash, dezinfektimi po bëhet në objektin administrativ të ujësjellësit në Podujevë, stacionin e pompave në fshatin Peran dhe fabrikën e trajtimit të ujit në Albanik/ Batllavë", thekson KRUP.