Ujë Rugove me linjë të re të shishes
Korporata Rugove do të prodhojë linjën eksluzive prej 1 milion shisheve me etiketë të dizajnuar nga Shoqata Down Syndrome Kosova në eventin e 27 Maj-it të organizuar në sheshin Nënë Terezë, prej orës 11:00. Për cdo shishe të shitur, Korporata Rugove do të ndan 1 cent për Shoqatën Down Syndrome Kosova.
Ujë Rugove me shumë krenari do t\'i prezantojë shishet e reja, të cilat do të dizajnohen nga personat e prekur me sindromën Down. Shpirti krijues dhe inovator i këtij komuniteti do të prezantohet 1 milionë herë në shishet tona për konsumatorët tanë, të cilët po shpresojmë të na përkrahin në këtë iniciativë\" tha drejtori ekzekutiv i Korporatës Rugove, Visar Kelmendi.
Të gjitha mjetet e gjeneruara nga ky aktivitet bamirës i Korporatës Rugove, pritet të ndryshojë dukshëm kushtet e punës së shoqatës Down Syndrome Kosova, të ciët do të kenë mundësinë të angazhohen në shumë projekte të financuara nga kjo iniciativë.
Kjo fushatë pritet të ketë efektin e njejtë të kampanjës aktive 1Like = 10 Cent, ku tashmë numri i komunitetit të cilët mbështëtin vazhdimisht shoqatën dhe iniciativën tonë me Korporatën Rugove, ka arritur mbi 66 mijë persona. Pikërisht kjo përkrahje masive e mijëra njerëzve, na inkurajon me tutje në punën tonë si shoqatë ka thënë Driton Bajraktari drejtori ekzekutiv i shoqatës Down Syndrome Kosova.
Ngjarja publike për lansimin e fazës së dytë të fushatës së bamirësisë 1 Logo, 5 Ngjyra, 3250 Artistë do të mbahet me datën 27 Maj në sheshin Nënë Tereza në ora 11:00.
Pjesë e fushatës për ndihmë ndaj fëmijëve të prekur me sindromën Down do të jenë të pranishëm një numër i madh i përkrahësve, ku do të përfshihen edhe persona të njohur publik.