23 Dhjetor 2024

Udhëzim i ri për automjetet mbeturinë dhe komponentet e tyre

Prishtinë, 6 shtator - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi nënshkroi Udhëzimin administrativ për menaxhimin e automjeteve mbeturinë dhe komponentet e tyre.

Më këtë udhëzim parandalohet dhe zvogëlohet ndotja e mjedisit nga automjetet mbeturinë dhe komponentet e tyre.

Ky udhëzim gjithashtu ka për qëllim arritjen e nivelit të lartë të ripërdorimit, riciklimit dhe formave tjera të përpunimit të automjeteve mbeturinë, krijimin e sistemit të grumbullimit, transportit dhe trajtimit, si dhe caktimin e kushteve të përshtatshme për magazinimin e tyre.

Ky udhëzim aplikohet për automjetet e çregjistruara në përputhje me rregulloret përkatëse, automjetet të cilave nuk u është bërë kontrolli i rregullt teknik për më shumë se gjashtë muaj dhe janë parkuar në prona publike ose janë lënë të bratisura.

Veç kësaj, ky udhëzim aplikohet edhe në automjetet të cilat nuk mund të identifikohen, nga mungesa e regjistrimit ose numra tjerë identifikues dhe automjetet e aksidentuar të mbetura jashtë përdorimit.

Sa i përket lokacionit të qendrave të grumbullimit të automjeteve mbeturinë, ky udhëzim parasheh që këto të vendosen në lokacionet në distancë me rrugët në pajtim me Ligjin nr. 03/L-120 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit pëe Rrugë Nr. 2003/11.

Qendrat grumbulluese nuk mund të vendosen në lokacionet që mund të kenë ndikim direkt ose indirekt në hapësirat pranë institucioneve, parqeve, monumenteve, shkollave, çerdheve dhe varrezave.

Operatorët e qendrave grumbulluese dhe çmontuese për marrjen e licencës, duhe të aplikojnë në Ministrinë e Mjedisit për lejen ose pëlqimin për lokacionin nga komuna për zhvillimin e këtij aktiviteti si dhe të marrin pëlqimin e Veprimit të Ndikimit në Mjedis në MMPH. Ndërkaq, komunat janë përgjegjësë të lejojnë lokacionet për qendra dhe të definojnë numrin e tyre në territorin e tyre.

Ky udhëzim, gjithashtu parasheh ndalimin e shitjes në treg të pjesëve dhe komponenteve të automjeteve që përmbajnë plumb, merkur, krom 6-valent dhe kadmium. Ndërsa operatorët ekonomik duhet të ndërmarrin masa të nevojshme për të siguruar ripërdorimin e komponentëve të përshtatshme të automjeteve mbeturinë dhe përpunimin e komponentëve të tyre, të cila nuk mund të ripërdoren, duke i dhënë përparësi riciklimit.

Komunat janë të detyruara që në afat prej gjashtë muajsh, nga dita e hyrjes në fuqi e këtij udhëzimi, t’i harmonizojnë rregulloret e tyre, ndërsa operatorët ekonomik kanë afat prej tre muajsh të fillojnë zbatimin e dispozitave të këtij udhëzimi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)