Turqia, vend tranzit i gazit rus në Evropë
Moskë, 7 dhjetor - Presidenti i kompanisë Gazprom Alexei Miller tha të shtunën se do të ndërpritet ndërtimi i linjës së gazsjellsit \"South Stream\", duke lënë të kuptohet se Rusia do të ndryshojë mënyrën e furnizimit me gaz për Evropën.
Milleri tha se për shkak se disa vende evropiane bllokojnë objektin \"South Stream\", Rusia u detyrua të marrë parasysh furnizimin me gaz për Evropë nëpërmjet Turqisë, me gazsjellësin në Detin e Zi.
Turqia do të bëhet partner i ri strategjik i Rusisë në eksportin e gazit dhe do të jetë qendra evropiane për shpërndarjen e gazit.
Në të ardhmen Rusia do t\'i ofrojë Evropës 50 miliardë metra kub gaz natyror në vit, nëpërmjet Turqisë, gjë që do ta ngrejë pozitën gjeopolitike të Turqisë.
Milleri shpjegoi se prej kohësh Rusia furnizon Evropën me gaz nëpërmjet Ukrainës, por mungesa e stabilitetit politik në këtë vend e detyron Rusinë të bëjë ndryshim.
\"Ukraina do të humbë statusin si vend tranzit i gazit në Evropë,\"tha Miller duke shtuar se \" Rusia do të sigurojë gazin e nevojshëm për Ukrainën.\"