Turqia, prodhuesja më e madhe e automjeteve komerciale në Evropë
Ankara, 24 dhjetor - Turqia është ngjitur në vendin e parë mes vendeve evropiane për prodhimin e automjeteve komerciale në periudhën janar-shtator 2015, bën të ditur gazeta turke, \"Yeni Şafak\", bazuar në të dhënat e Institutit të Statistikave të Turqisë (TUIK).
Ndërkohë që prodhimi i automjeteve komerciale në Turqi është rritur me 34%, për një total prej 408.000 copësh gjatë 9 muajve të parë të vitit; në vendet anëtare të Bashkimit Evropian prodhimi i këtyre makinave është rritur me 11% dhe ka arritur në gjithsej 1,4 milionë copë.
Turqia vazhdon të ruajë vendin e gjashtë në Evropë për prodhimin e përgjithshëm të sektorit automobilistik, por ka çuar në 82% pjesën e saj në eksportin total të makinave.
Po ashtu, Turqia ka zënë vendin e shtatë në raport me prodhimin e automobilave në vendet anëtare të BE-së.