Turqia prodhon një autoblind të ri
Ankara, 1 maj - Autoblindi Arma 8x8 me 8 rrota aktive është projektuar për kushte të vështira terreni.
Automjeti luftarak i blinduar mund të ngjitet në vende me pjerrësi të lartë, mund të ecë në ujë.
Gomat që çahen është në gjendje ti fryjë vetë e riparojë vetë.
Autoblindi Arma mund të transportojë personel dhe është shumë i rezistueshëm ndaj shpërthimit të minave.
Personeli që ndodhet brenda në automjetin e blindur nuk preket shumë as nga shpërthimi i minave anti-tank.
Autoblindi natën mund të vazhdojë rrugën pa pasur nevojë të ndezë dritat.
Pesha maksimale e autoblindit është 24 tonë dhe mund të transportohet edhe me avionët e tipit C-130.
Autoblindi Arma mes pajisjeve të tjera luftarake përmban edhe raketahedhës RPG dhe mortaja për predha tymuese.