23 Dhjetor 2024

Turqia do të prodhojë gaz nga linjiti

Stamboll, 7 janar - Në “Kompleksin pilot të gazifikimit”, të përuruar në fillim të vitit, ka nisur prodhimi i gazit natyror nga qymyri me fuqi të ulët kalorike (linjiti).

Pas përfundimit të uzinës pilot tani e ka radhën ndërtimi i kombinatit kryesor në Soma të Manisës.

Kur të ketë përfunduar projekti Turqia do të jetë në gjendje të përballojë nga ky kompleks rreth 1/10 e nevojave që ka për gaz natyror.

Drejtori i Përgjithshëm i Ndërmarrjeve të Qymyrit të Turqisë Mustafa Aktash detajet i sqaroi në një reportazh për kanalin TRT Haber.

“Në mesin e këtij viti do të hedhim themelet në Soma të Manisës. Ky projekt do të jetë një kompleks për qëllime tregtare dhe pas tre viteve kur të ketë hyrë në punë kombinati që do të ndërtojmë këtu do të prodhojmë në vit 1,5 miliardë metra kub gaz natyror dhe kjo sasi për momentin është e barabartë me 1/9 e gazit që përdoret për ngrohje në banesa”, u shpreh Aktash.

Projekti do të japë një kontribut serioz në ekonominë e vendit pasi kostoja e gazit që do të prodhohet në uzinat e gazifikimit është shumë herë më e ulët se gazi që importohet.

Kurse rezervat e qymyrit do të sigurojnë lëndën e parë për projektet e gazifikimit.

Projekti do të jetë edhe ambientalist, pasi vlerat e gazrave që do të emetohen në atmosferë janë reduktuar në nivele shumë të përshtatshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)