Turqia do të prodhojë 3200 anije peshkimi për Senegalin
Ankara, 31 dhjetor - Turqia vazhdon të zhvillojë bashkëpunimin dhe miqësinë e saj me vendet e Afrikës.
Ministri turk i Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit, Binali Jëlldërëm, priti në takim homologun e tij nga Senegali.
Delegacioni senegalez, i kryesuar nga Ministri i Ekonomisë Detare, shkoi në Turqi për të negociuar rreth ndërtimit të afro 3.200 anijeve të peshkimit të përmasave të ndryshme.
Ministri senegalez foli me lëvdata për kantieret detare turke dhe shprehu dëshirën për të punuar me Turqinë lidhur me këtë projekt me vlerë 260 milionë euro dhe për rinovimin e flotës së tyre.
Binali Jëlldërëm, nga ana e tij theksoi rëndësinë, që Turqia i kushton bashkëpunimit me vendet afrikane, pastaj kërkoi prej ministrit mysafir mbështetje lidhur me kandidaturën e Izmirit në EXPO 2020.