Turqia do të kërkojë gaz natyror në Detin e Zi dhe Mesdhe
Ankara, 12 mars - Gjatë viteve të fundit Turqia ka nisur të bëjë investime shumë të rëndësishme për depozitimin e gazit natyror dhe diversifikimin e burimeve energjetike, ndërsa ka përshpejtuar edhe aktivitetet e kërkimit të naftës dhe gazit.
Turqia do të realizojë brenda këtij viti sondazhe të rëndësishme në Detin e Zi dhe në Mesdhe.
Përveç kërkimeve sizmike më aktive dy dhe tredimensionale në Detin e Zi dhe në Mesdhe, qeveria do të nisë edhe procesin e kërkimeve të hidrokarbureve në ujërat turke të këtyre dy deteve.
E rrethuar në të katër anët e saj me burime të shumta energjetike dhe pasuri të jashtëzakonshme, Turqia, me përgjegjësinë e të qenit vendi më i qëndrueshëm dhe më i fuqishëm i rajonit, do të vazhdojë të punojë me vendosmëri dhe intensivisht për ardhmërinë e saj.