Turqi, rezervat e arit arrijnë në 22 miliardë e 177 milionë dollarë
Ankara, 5 tetor - Sipas të dhënave të Bankës Qendrore turke rezervat e arit nga 462 ton janë rritur në 490 ton, duke regjistruar nivelin më të lartë në historinë e bankës.
Rezervat e Bankës Qendrore turke në ar kanë arritur në nivelin më të lartë të historisë.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore javën e kaluar rezervat në ar pësuan një rritje prej 1 miliardë e 277 milionë dollarë dhe u ngritën në nivelin e 22 miliardë e 177 milionë dollarë.
Rezervat e arit nga 462 ton janë rritur në 490 ton, duke regjistruar nivelin më të lartë në historinë e bankës.