25 Dhjetor 2024

Turqi, numri i minatorëve të vdekur shkon në 282

Ankara, 15 maj - Qeveria turke njoftoi të mërkurën se deri në mesditë ishin regjistruar 282 minatorët të vdekur dhe të paktën 80 janë plagosur nga shpërthimi dhe zjarri në rajonin perëndimor Manisa të martën.

Ministri i Energjisë Taner Yildiz tha se 363 minatorë nga 787 që po punonin nëntokë, përfshirë edhe 80 të plagosurit, janë shpëtuar. Yildiz shtoi se vdekjet ndodhën si pasojë e helmimit me monoksid karboni.

Presidenti turk Abdullah Gul urdhëroi guvernatorin e provincës Manisa të vinte në dispozicion të gjitha mjetet për operacionin e shpëtimit.

Ndërkohë Sindikata më e madhe e punës në Turqi e ka paralajmëruar një grevë që do të filloj sot, si rezultat i fatkeqësisë në minierë, në të cilën deri më tani janë konfirmuar 282 minatorë të vdekur.

Greva vjen në kohën e zemërimit pas tragjedisë si rezultat i së cilës ende konsiderohet se janë të pagjetur nën dhe, edhe 120 minatorë.

Tragjedia më e madhe në minierat turke ndodhi në vitin 1992, kur zjarri dhe shpërthimi shkaktuan vdekjen e 263 njerëzve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)