Turbullohet uji në kanalin e Ibrit, mbesin pa ujë Fushë Kosova dhe Drenasi
Prishitnë, 20 nëntor - Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” (KRUP) ka njoftuar se për shkak të turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit si shkak i reshjeve të dendura atmosferike e bën të pamundur trajtimin e ujit në Shkabaj, sepse uji është jashtë çdo standardi me të cilin mund të trajtohet në Impiant.
"Si pasojë e mos kryerjes së punëve nga NH Ibër Lepenc në kanal, zotim për të cilin kishin marrë edhe me tarifë më tē lartë nga ARRU, po të njejtit nuk kanë mbajtur konfirmimet kontraktuale", thekson KRUP.
Si pasojē e kësaj sipas KRUP, Fushë Kosova mbetet pa furnizim me ujë duke filluar nga ora 10:00 dhe do zgjasë deri në përmirësimin e situatës me turbullirë e në të njejtën kohë çrregullime të furnizimit me ujë do të ketë edhe komuna e Drenasit.