Tupras zgjedhet kompania industriale më e madhe e Turqisë
Stamboll, 25 qershor - Dhoma Industriale e Stambollit publikoi sot rezultatet e hulumtimit mbi 500 Kompanitë e Mëdha Industriale të Turqisë për vitin 2013.
Ashtu si dhe në vitet e shkuara, vendin e parë e zuri sërish Kompania e Rafinerive Turke të Naftës (TÜPRAŞ).
Kompania TÜPRAŞ u rendit e para falë shitjeve me vlerë 39 miliardë e 729 lira turke (gati 20 miliardë dollarë) nga prodhimi neto.
Në vend të dytë u rendit kompania Ford Otomotiv Sanayi AŞ, ndërsa në të tretin ajo Elektrik Üretim AŞ.