Trepça urgjentisht të largohet nga AKP-ja
Prishtinë, 23 dhjetor - Ringjallja e \"Trepçës\"ndodh vetëm atëherë kur ky gjigandekonomik të largohet njëherë e përgjithmonë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe të hyjë në një projekt që iofron mundësi zhvillimi.
Kështu tha drejtori i përgjithshëm i kompleksit, Ahmet Tmava, në emisionin Ekonomia me Erëzën, që u transmetuar të hënën, në Klan Kosova, e i cili, i tëri, iu kushtua procesit të prodhimit dhe kushteve të atij që llogaritet si një gjigand ekonomik potencial për vendin.
DefinitivishtTrepça gabimisht është në AKP duhet sa me pare të largohet nga AKP-ja . Fare nuk jemi pro privatizimit. Për njësit që ne dëshmojmë që mund të funksionalizohen mendoj që nuk vjen në shprehje privatizimi,tha ai.
E drejtues tjerë të kompleksit thanë se Trepça do të mund t\'u kthehet fitimeve që pati në kohët e arta, vetëm atëherë kur prodhimet e nxjerra këtu të përpunohen në produkte finale dhe si të tilla, të eksportohen. Kjo, sipas drejtorit të flotacionit, MiftarHyseni, ndodh vetëm kur shteti të bëjë më tepër për gjigandin ekonomik.
Mesazh për qeverinë që të kthehet nga Trepça sepse leverdia e këtij kompleksi është jo vetëmpërMitrovicën porpërgjithëKosovën.Nëse dikur ky kompleks ka qenë motor i ekonomisë Jugosllave atëherë mund ta merrni me mend se çfarërëndësie do të kishte për Kosovën, tha ai.
Në reportazhin për Trepçën u sollën edhe rrëfime të ndryshme të minatorëve, të cilët gjithë jetën punuan këtu. shumica prej tyre thanë se problemet më tëmëdhai kanë me makinat e vjetra që ju përkasin viteve të 50-ta. Islam Kurti, pati një kërkesë për Qeverinë e sapokrijuar.
Mos të na harron as me rroga as me teknologji që është vjetruar mos të na harron se jemi tu e qu me gjoks, tha ai. Momentalisht, Trepça eksporton vetëm koncentrat plumbi e zinkut, si gjysmë prodhime