22 Dhjetor 2024

Trepça është regjistruar si shoqëri aksionare

Prishtinë, 8 mars - Gjiganti metalurgjik Trepça është regjistruar si shoqëri aksionare.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Regjistrimi i “Trepçës” si shoqëri aksionare, pason miratimin nga Kuvendi i Kosovës javë më parë të statutit të “Trepçës”.

“Trepça” tash do të jetë shoqëri aksionare, ku 80 për qind e aksioneve do të jenë të Qeverisë së Kosovës dhe 20 për qind do t’u përkasin punonjësve të “Trepçës”.

Kombinati metalurgjik "Trepça", gjendet në Komunën e Mitrovicës. Sektorët e tij gjenden në pjesën veriore dhe atë jugore të qytetit.

Serbët në veri të Mitrovicës, përmes një proteste të mbajtur një ditë më parë kundërshtuar ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës, lidhur me kombinatin “Trepça”, duke thënë se këto janë veprime “një-etnike” dhe se nuk i pranojnë ato ligje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)