Trepça duhet të shpallet me ligj e paprivatizueshme
Prishtinë, 10 prill - Lëvizja Vetëvendosje!, në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës të datës 18 prill 2013 është përcaktuar që Trepça të kthehet në ndërmarrje publike.
Në mbledhjen e datës 18 prill të vitit 2013, Kuvendi i Kosovës ka kërkuar nga Qeveria që në afat prej 90 ditësh të procedoj Projektligjin për Trepçen.
Deputetit i Vetëvendosjes Faton Topalli ka thënë ky projektligj do të duhej të i ishte paraqitur Kuvendit për shqyrtim më së largu deri me 17 korrik të vitit të kaluar.
\"Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ta shndërruar Trepçën në ndërmarrje publike e zhvendos Trepçën nga rreziku i likuidimit që i kanoset aktualisht nga Agjensia Kosovare e Privatizimit (AKP), por shton njëkohësisht rrezikun e Koncesionimit/privatizimit nga Qeveria\", ka theksuar Topalli.
Pika 5 e Memorandumit shpjegues që është dërguar në Kuvend së bashku me Plotësim ndryshimin e Ligjit, tregohet qartë se synimi i Qeverisë është privatizimi (Qeveria e quan të pjesshëm) i kësaj ndërmarrje.
Kuvendi i Kosovës sipas tij nuk duhet të krijoj asnjë mundësi ligjore, që çfarëdo qeverie të ketë mundësi të abuzoj me Trepçën duke e shitur pjesërisht apo tërësisht atë.
Për shkak të rëndësisë strategjike dhe ekonomike Lëvizja Vetëvendosje! insiston që Trepça të trajtohet si ndërmarrje e interesit të veçantë shtetëror dhe si e tillë të trajtohet përmes një ligji të veçantë.
Topalli ka thënë se Trepça duhet të shpallet me ligj e paprivatizueshme, dhe të ndalohet koncesionimi i saj, përndryshe ajo do të përjetoj fatin e ndërmarrjeve të tjera të privatizuara në Kosovë.