25 Dhjetor 2024

Trepça do të jetë motor zhvillimi për Mitrovicën dhe për Kosovën

Mitrovicë, 9 janar - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka vizituar të enjten minierën Trepça në Stan Tërg, ku është takuar me menaxherin, Halil Çelaj.

Gjithashtu ai ka zbritur edhe në horizontin e dhjetë ku është takuar me minatorët që ishin duke punuar.

Gjatë këtyre takimeve kryetari Bahtiri, ka përgëzuar minatorët e “Trepçës” për vullnetin e tyre të pathyeshëm përkundër sfidave të mëdha.

Ai e ka cilësuar “Trepçën” si një motor zhvillimi për Mitrovicën dhe gjithë Kosovën dhe është shprehur i gatshëm që të ndihmoj për të ardhmen e saj.

Ai përmendi si shenjë të mirë për të ardhmen e “Trepçës”, Ligjin për “Trepçën” që pritet së shpejti të procedohet në Kuvendin e Kosovës.

“Presim që në gjashtëmujorin e parë të këtij viti të miratohet ky ligj dhe Trepça të merr të mbarën”.

Kryetari Bahtiri, theksoi se ai si kryetar i komunës, nuk do të lejoj që qytetarët e Mitrovicës të flenë mbi ar dhe të mos kenë miell.

“Qytetarët e Mitrovicës e duan “Trepçën” dhe ne do t’ua kthejmë atë qytetarëve”, tha ai.

Ndërsa, menaxheri i “Trepçës”, Halil Çelaj, ka falënderuar kryetarin Bahtiri për interesimin dhe mbështetjen.

Ai tha se Trepça dhe Komuna e Mitrovicës kanë shumë projekte të përbashkëta, të cilat janë edhe në interes ë qytetarëve.

Në këtë kontekst, ai përmendi fushën e ambientit ku Mitrovica ka trashëguar një gjendje të rëndë.

“Kemi fusha të rëndësishme bashkëpunimi dhe ne jemi të gatshëm që të bashkërisht me kryetarin Bahtiri të ecim përpara”.

                
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)