Toyota tërheq nga tregu modelin Lexus GX460
Tokio, 15 prill - Kompania japoneze Toyota ka vendosur të heqë nga tregu të gjithë ekzemplarët e serisë Lexus GX460, siguria e të cilave ishte vënë në dyshim nga revista Consumer Report.
Shtepia e madhe e prodhimit të makinave ka bërë thirrje që të gjithë ata që kanë në plan të blejnë një model të vitit 2010 Lexus GX 460, të mos e bëjnë një gjë të tillë.
Ky model i makinës japoneze paraqet probleme të mëdha në sistemin e frenimit dhe kjo gje ka ngjallur shumë debate gjatë javëve të fundit në SHBA që është edhe tregu me i madh i shitjes së makinave Toyota.