Toyota tërheq nga tregu makinat me defekt në airbag
Tokio, 13 qershor - Prodhuesi japonez i automobilave, Toyota, njoftoi sot se do të tërheqë 2,27 milionë automjete në të gjithë botën për shkak të problemeve me airbagët, kjo është hera e tretë në tre muaj që numri një në botë në këtë sektor tërheq makina nga tregu.
Në zëdhënës i grupit shpjegoi se fryrja e airbagut për rreth 20 modele mund të jetë me defekt dhe, në rastin më të keq, të digjet. Rreth 650 mijë automjete që mendohet të kenë këtë problem janë në Japoni dhe 1,62 milion në botë.
Një klient japonez ishte ankuar se sedilja e veturës së tij ishte djegur pjesërisht për shkak të këtij problemi, por deri tani nuk ka pasur asnjë aksident të rëndë, theksoi zëdhënësi.
Veturat për qytet të tipit Yaris, disa modele të tipit Corolla, familjare të tipit Noah dhe Avensis rezultojnë në modelet e tërhequra nga tregu.
Pjesa më e madhe e këtyre veturave ishte tërhequr më përpara për të njëjtën arsye, në prill 2013.
Toyota shpjegoi se do të ndryshonte zgjidhjen për këtë problem, çka e detyron të tërheqë nga tregu sërish të njëjtat automjete.
Ky vendim i gjigantit Japonez e dërgon në më shumë se nëntë milion numrin e automjeteve të tërhequra nga tregu në vetëm dy muaj.