22 Dhjetor 2024

Toyota tërheq automjete terreni Leksus GH 460

Washington, 21 prill - Korrporata japoneze Toyota kumtoi se në SHBA tërheq automjete luksoze terreni të markës Leksus GH 460, të prodhuara sivjet.

Tërhiqen 9.400 automjete, të shituara nga lansimi i modelit në tregun amerikan, që të zgjidhen problemet eventuale me sistemin e kontrollit të stabilitetit, të cilat mund të sjellin deri të përmbysja e automjetit.

Këto automjete në tregun amerikan shiten nga 52 mijë dollarë.

Toyota njëkohësisht u pajtua ta paguajë dënimin rekord prej 16.4 milionë dollarëve ministrisë amerikane të Komunikacionit, meqë në afatin ligjor prej pesë ditëve nuk ka lajmëruar për problemet e sigurisë në automjetet e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)