Toyota tërheq 900 mijë furgonë
Tokio, 18 prill - Toyota ka tërhequr qindra mijëra furgonë për shkak të detektimit të rrezikut të sigurisë.
Të premten, Toyota shpalli tërheqjen e 600 mijë furgonëve Siena të shitura në SHBA dhe 270 mijë në Kanada, për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
Toyota tha se tërheqja vlen për makinat e prodhuara në periudhën 1998 deri 2010. Toyota ka tërhequr më shumë se tetë milionë automjete në muajt e fundit.