22 Dhjetor 2024

Toyota tërheq 1,2 milionë automjete, defekt në pompën e karburantit

Tokio, 6 mars - Gjiganti japonez i automobilistikës, Toyota, ka vendosur të tërheqë 1,2 milionë makina në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të një defekti të mundshëm në pompën e karburantit.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Toyota, defekti në fjalë mund të shkaktojë ndaljen e makinave.

“Në këtë kontekst, tërheqja përfshin jo vetëm modelet e markës luksoze të automobilave Lexus, por edhe kamionët, xhipet, mjetet e lehta tregtare dhe automobilat e tjerë të prodhuar nga Toyota”, theksohet në njoftimin e lëshuar nga prodhuesi japonez, i cili shton se bashkë me makinat e tërhequra më përpara ky numër do të arrijë në 1,8 milionë.

“Procesi i tërheqjes përfshin modelet Toyota Avalon, Camry, Corolla, Highlander, Sequoia, Tacoma e Tundra, si dhe modelet Lexus ES 350, GS 350, IS 300, IS 350, LC 500, LC 500h, LS 500, LS 500h, RC 300, RC 350 dhe RX 350L të prodhuara në vitet 2018 e 2019. Pronarët e automjeteve do të informohen në fillim të muajit maj. Pompa e karburantit do t’u ndërrohet gjithsej 1,2 milionë automjeteve në SHBA”, sqarohet në njoftimin e Toyota-s.

Kompania automobilistike japoneze pati tërhequr edhe në muajin janar rreth 700 mijë automjete për të njëjtin defekt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)