Toyota, prodhuesi numër një i makinave në botë
Tokio, 24 janar - Kompania japoneze e prodhimit të automjeteve Toyota tha se ka rritur numrin e shitjeve gjatë vitit të kaluar duke ruajtuar vendin e parë në mesin e lojtarëve të tjerë të kësaj industrie.
Suksesi i Toyota-s ka vazhduar megjithë tërheqjen nga tregu të një numri të madh makinash për shkak të problemeve teknike.
Toyota tërhoqi nga tregu mbi 10 milionë automjetesh gjatë vitit 2009 dhe 2010.