Toyota prodhon makinën me pamje krejt ndryshe
Tokio, 29 nëntor - Toyota synon që ta bëjë bojën e makinave diçka që i përket të kaluarës për shkak se ka zbuluar një makinë që ndryshon pamje në një moment.
Makina Fun-Vii ka një trup të përbërë nga panele touch-screen, që i lejojnë pronarit të saj jo vetëm të ndryshojë pamjen, por të lidhet edhe me faqen në internet të firmës për të bërë një kontroll.
Toyota tha se ky është vizioni i së ardhmes, pasi makina nuk do jetë shumë shpejt në qarkullim.