23 Dhjetor 2024

Toyota prezanton modelin e makinës së re elektrike “eQ”

Tokio, 25 shtator - Kompania japoneze e automobilave ka prezantuar modelin e makinës së re elektrike “eQ”.

Zëvendëspresidenti i korporatës Toyota Motor, Takeshi Uçijamada ka pozuar në foto në një prezantim në Tokio derisa po vendoste mbushësin për të mbushur bateritë e makinës së re mini “eQ”.

Toyota ka lansuar këtë linjë të re të prodhimeve, ndërsa deri në vitin 2015 ka paralajmëruar disa modele të reja të makinave elektrike.

Bateritë e përbëra prej litiumi dhe joni janë të prodhuara nga “Panasonic”.

Toyota përkushtohet për të rritur kapacitetin prodhues të këtyre automobilave pas shqetësimeve për rritjen e ndotjes së ambientit dhe pas rritjes së jashtëzakonshme të çmimeve të derivateve të naftës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)