Toyota prezantoi modelin Corolla Furia
Tokio, 23 janar - Prodhuesi Toyota në panairin e sivjetmë të veturave që u mbajt në Detroit e prezantoi versionin koncept të Toyota Corolla-s të emërtuar Furia. Modeli do të duhet të tregojë se në cilin rrugë do të drejtohet limuzina më e shitur e prodhuesit të njohur japonez.
Bëhet fjalë kështu për konceptin më të ri të cilin kjo kompani e prezantoi kohën e fundit, dhe e cila me linjat e saja të fuqishme do të duhet të bënte ndryshim në dizajn, dhe kjo për tiu përshtatur më shumë shijes së blerësve të rinj.
Makina është e gjatë 4.620 dhe e gjerë 1.805 mm. Ka hapësirën ndërboshtore prej 2.700 mm. Dizajni diçka më i guximshëm shihet në pjesën e përparme dhe me këtë ky model të kujton Auris-in e ri të lansuar në tregun evropian.
Xhamat pak më ndryshe dhe linja më e ulët e kulmit krijojnë profil më të ulët sesa Corolla e tanishme, ndërsa versioni koncept është zbukuruar me shtesat e zakonshme atraktive si alu-felget 19-inç, dhe detajet nga fibrat e karbonit dhe në këtë veturë gjendet edhe difuseri i madh i pasmë me sistemin e integruar për hedhjen jashtë të gazrave.
Në fund duhet cekur se ky nuk do të jetë modeli i vetëm që ky prodhues do ta prezantojë gjatë këtij viti.