25 Dhjetor 2024

Toyota pranon se ka mashtruar qëllimisht publikun

Tokio, 20 mars -  Kompania më e madhe e prodhimit të automjeteve në botë, Toyota, pranoi se ka mashtruar qëllimisht publikun lidhur me probleme sigurie vdekjeprurëse të makinave të saj disa vjet më parë dhe ka rënë dakord t’i paguajë Shteteve të Bashkuara një gjobë prej 1,2 miliardë dollarësh për të mbyllur hetimin penal për këtë çështje.

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së Eric Holder njoftoi sot në Uashington mbi arritjen e marrëveshjes për këtë çështje e cila zgjaste prej katër vjetësh, duke e quajtur sjelljen e kompanisë "të turpshme".

Kompania, tha ai, sipas fakteve që ka pranuar, ka mbrojtur reputacionin e markës përpara klientëve të saj.

Hetimi ishte përqëndruar të gjente se në ç’masë Toyota kishte tentuar të fshihte problemet rreth përshpejtimit të pavullnetshëm në disa nga modelet e saj Toyota dhe Lexus në vitin 2009 dhe 2010.

Problemi çoi në aksidente vdekjeprurëse në rastet kur drejtuesit nuk ishin në gjendje të kontrollonin automjetet e tyre, kur papritur ato arrinin shpejtësi shumë të lartë.  

Toyota tërhoqi nga qarkullimi 10 milionë automjete kur problemi u bë i njohur, por vazhdoi të fajësonte shoferët dhe vendosjen e gabuar të tapetëve që sipas tyre bllokonin pedalen e gazit, duke shkaktuar përshpejtimin e papritur.

Më parë kompania kishte paguar më shumë se 66 milionë dollarë ndaj agjencisë së transportit të SHBA-së për vonesa në raportimin e problemit.Agani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)