Toyota pezullon prodhimin e makinave
Tokio, 28 shkurt - “Toyota Motor Corp” tha se do të pezullojë të gjitha prodhimet e fabrikës vendase që nga 1 Marsi duke humbur rreth 13,000 makina pasi një kompani që furnizonte pjesë plastike dhe komponentë elektronikë u godit nga një sulm i dyshuar kibernetik.
Ndërkohë ende nuk ka një informacion se kush qëndron pas sulmit apo motivi. Sulmi vjen menjëherë pasi Japonia iu bashkua aleatëve perëndimorë në vendosjen e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë për shkak të pushtimit të saj në Ukrainë.
Kryeministri japonez Fumio Kishida tha se qeveria e tij do të hetojë incidentin dhe nëse Rusia ishte e përfshirë.
Ndërprerja e prodhimit vjen pasi prodhuesi më i madh i makinave në botë po trajton ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit në të gjithë botën të shkaktuara nga pandemia Covid-19 që e ka detyruar atë dhe prodhuesit e tjerë të makinave të pezullojnë prodhimin.