Toyota ikën nga Australia
Melbourne, 10 shkurt - Kompania Toyota njoftoi të hënën se deri në vitin 2017, do të bej prodhimin e makinave në Australi.
Vitin e kaluar General Motors Holden, njoftoi se do të ndjek prodhuesin tjetër amerikan Ford Motor, dhe se po mbyll punëtoritë e veta në Australi.
Toyota, e cila eksporton gjysmën e prodhimit të saj nga fabrika në Melbourne, ka lajmëruar me kohë se do të largohet nga Australia.
Meqë jemi prodhuesit e vetëm lokale kjo do të na bartte presion të paprecedan në rrjetin lokal të furnizimit, dhe zotësinë tonë për të ndërtuar makinat në Australi, ka njoftuar kjo kompani.
Duke lajmëruar se po ndjek vendimet e General Motors dhe Ford shefi i Toyota Australia, Max Yasuda ka fajësuar ekonominë e dobët, dhe forcimin e dollarit australian në raport me monedhat e tjera.
Mitsubishi Motors, është larguar nga Australia qysh në vitin 2008.
Kemi bërë gjithçka kemi mundur që të transformojnë biznesin tonë, por realiteti është se ka shumë faktor të tjerë, mbi kontrollin tonë, që e bëjnë të pamundur të ndërtojmë më makina në Australi, ka thënë Yasuda përmes një njoftimi.